Kaloni te përmbajtja kryesore

Arben Vitia viziton pacientët e helmuar në Deçan

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka vizituar qytetarët e Komunës së Deçanit, të cilët po marrin trajtim mjekësor pasi dyshohet se janë helmuar nga uji.
Përkrah ministrit në vizitë ishin edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani.
Komuna e Deçanit sot ka marrë vendim që të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e komunës, pas qindra rasteve të qytetarëve që janë helmuar.
Ky vendim vjen pasi Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetime dhe ka kërkuar kryerjen e obduksioneve për dy persona të vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga Deçani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button