Kaloni te përmbajtja kryesore

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

(Lajm i përditësuar)

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Festat e fundvitit kanë bërë që bashkatdhetarët tanë t’ia mësyjnë Kosovës. Aktualisht në pikat kufitare të Kosovës ka kolona dhe pritje të gjata.

Pritjet më të gjata prej 110-120 minutash janë Te Dheu i Bardhë, ku është krijuar kolonë në hyrje prej 400 metrash.

Kolona ka edhe në pikën tjetër në Muçibabë – 2 kilometra, ku pritjet për të hyrë brenda territorit të Kosovës janë 170-180 minuta.

Në Jarinjë pritjet janë 90-120 minuta dhe kolona në hyrje është e gjatë deri në 2.5 kilometra. Ndërsa në Merdarë ka pritje 15-20 minuta dhe kolona e automjeteve është e gjatë 100 metra.

Në Bërnjak pritjet për të hyrë janë 20-30 minuta dhe kolonë prej 50 metrash, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të orës 21:34.

​Vazhdojnë pritjet në pikat kufitare, te Dheu i Bardhë kolona në hyrje rreth 2 kilometra

Edhe në orët e mbrëmjes vazhdon të ketë fluks të qarkullimit në pikat kufitare të Kosovës.

Pritjet më të gjata prej 150 minutash janë Te Dheu i Bardhë, ku është krijuar kolonë në hyrje prej 1800 metrash.

Kolonë ka edhe në pikën tjetër në Muçibabë – 950 metra, ku pritjet për të hyrë brenda territorit të Kosovës janë 110 minuta.

Në Jarinjë pritjet janë 60 minuta, ndërsa në Merdarë nuk ka pritje, por kolona e automjeteve është e gjatë 30-40 metra.

Në pikat tjera kufitare pritjet në hyrje janë 3-5 minuta, sikurse edhe në dalje, ku kolona më e gjatë është në Qafë të Morinës prej 20 metrash, sipas të dhënave të Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të orës 19:14.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button