Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

(Lajm i përditësuar)
Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në pikat kufitare.
Sipas të dhënave të përditësuara, pritjet më të mëdha variojnë te “Dheu i Bardhë” nga 30-40 minuta, kurse kolonat janë deri në 150 metra.
Bazuar në këto të dhëna, pika me e ngarkuar është ajo të Dheu i Bardhë. Për të hyrë në Kosovë, pritet në këtë pikë po zgjasin 30 deri në 40 minuta.
Pritje deri në 20 minuta ka edhe në Merdarë. Ndërsa në pikat tjera kufitare, situata rezulton të jetë e qetë dhe hyrjet dhe daljet po zhvillohen normalisht.
Gjendjen e pikave kufitare mund ta shikoni këtu.
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të hyrë në Kosovë
Me ardhjen e bashkatdhetarëve drejt Kosovës, është shtuar fluksi i pritjeve në pikat kufitare.
Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje në pikën kufitare të Merdarës arrijnë nga 180 deri në 200 minuta, ndërsa fluks i shtuar raportohet edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, ku pritjet variojnë nga 30 deri në 40 minuta.
Në pikat e tjera kufitare të vendit, koha e pritjes është më e shkurtër, duke u luhatur nga 5 deri në 15 minuta.
