Kaloni te përmbajtja kryesore

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se këtë mëngjes pritjet në shumicën e pikave kufitare janë minimale.

Sipas përditësimit të orës 08:11, pothuajse të gjitha pikat kufitare regjistrojnë pritje prej 3 deri në 5 minutash si në hyrje ashtu edhe në dalje.

E vetmja pikë ku është shënuar rritje e kohës së pritjes mbetet Hani i Elezit, ku automjetet presin nga 10 deri në 15 minuta në hyrje, ndërsa në dalje pritjet mbeten 3-5 minuta.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button