Ardita Sinani zgjedhet kryetare e Preshevës

 

 

Ardita Sinani është zgjedhur kryetare e Komunës së Preshevës.

Sinani është zgjedhur kryetare në Preshevë më gjithsej 22 vota pro dhe nëntë kundër.

Nënkryetar është zgjedhur Ragmi Mustafa, si edhe janë zgjedhur shtatë anëtarë të Këshillit Komunal, në përbërje prej: Selman Sadiku, Rinor Dalipi, Sara Mustafa, Erxhan Ramadani, Latif Afizi, Suejb Musliji, Jashar Sahiti.

Dje në Preshevë u nënshkrua koalicioni për bashkëqeverisje e partive shqiptare.

Me këtë rast, Ardita Sinani, ka thënë se tani më Presheva nuk do të varet nga Beogradi.

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi, e ka uruar Ardita Sinanin për zgjedhjen e saj kryetare e Komunës së Preshevës./21Media

Uroj Arditën për zgjedhjen e sajë në krye të Komunës së Preshevës duke e uruar të qeverisë drejtë, dinjitetshëm dhe të…

Posted by Shaip Kamberi on Monday, May 10, 2021

Back to top button