Arestohet një 53 vjeçar, i sekuestrohet arma
Policia sot ka informuar se ka arrestuar një 53 vjeçar në Vushtrri, si dhe ka sekuestruar një armë.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari B.Xh.,53 vjeçar në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.
“Me datën 22 Janar 2022, rreth orës 00:09 në Stacionin Policor Vushtrri, është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rr: “Shemsi Ahmeti” Vushtrri. Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dy fishek të pashkrepur dhe tri gëzhoja te të njëjtit caliber. Pas disa veprimeve hetimore policia ka arritur te identifikoj personi i dyshuar. Policia ka arrestuar personin B.Xh.,53 vjeçar, ku si provë materiale ka konfiskuar një arme te gjate A47 dhe katër fishek.”, ka informuar policia.
Sipas komunikatës, ndaj 53 vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve-Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’./21Media