Ariana Grande i jep fund beqarisë, martohet me Dalton Gomez

 

Ylli i muzikës pop, Ariana Grande, ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë, me të fejuarin Dalton Gomez, në një ceremoni private.

27 vjeçarja kishte vetëm 20 të ftuar dhe u kurorëzua gjatë fundjavës, bëjnë të ditur burime të BBC.

Ariana, bëri të ditur në dhjetor se është fejuar më 25 vjeçarin nga Los Angeles.

Siç raportohet, “dasma” e tyre u realizua në Kaliforni.

Një burim i afërt i këngëtares tha, “Po u martuan, ishte shumë private, me më pak se 20 të ftuar, dhoma ishte e mbushur me dashuri, kishte shumë gëzim brenda saj, çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur”.

Grande dhe Gomez, kanë më shumë se një vit të lidhur./21Media

Back to top button