Ariana Grande sulmohet në premierën e filmit në Singapor

Artistja dhe aktorja e njohur amerikane Ariana Grande, kaloi një moment të vështirë në premierën e filmit të saj të ri “Wicked: For Good” në Singapor.

Një person i panjohur iu afrua me shpejtësi dhe e tërhoqi zvarrë në tapetin e verdhë Incidenti u regjistrua në video dhe u shpërnda në rrjetet sociale.

Grande u shfaq e tronditur, por u mbështet nga ekipi i saj.

Personi i dyshuar u identifikua si Johnson Wen, i cili më vonë publikoi një video të momentit ku shkruajti, “e dashur Ariana Grande, faleminderit që më lejove të kërcej në tapetin e verdhë me ty”.

Wen është i njohur për ndërhyrjet e tij në evente të famshmeve.

Back to top button