Arifi njofton se nesër do të vendoset flamuri shqiptar në objektin e Komunës së Preshevës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se të hënën në objektin e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.

Përmes një njoftimi për media ai ka thënë se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit.

”Nesër në godinën e Komunës së Preshevës, nga ora 12:30 do të vendosim flamurin kombëtar. Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista.”, thuhet në njoftimin e bërë nga Arifi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button