Arjola Demiri dhe Irgen Çela e Ben Apolloni bashkojnë forcat për një super shfaqje
Aktorët Arjola Demiri dhe Irgen Çela do t’i shohim bashkë edhe në një skenë teatri, e gjithë kjo falë regjisorit Ben Apolloni, që sipas aktorëve është “krimineli” i gjithë kësaj.
Artistët detajet për projektin e ri i shpalosën në 21 Gradë të RTV21.
“Ndoshta ka një vjet që si muhabet është hapur që ne të sjellim në skenë shfaqjen ‘Nata e Helverit’ dhe është një dramë-tragjedi që ka vetëm dy personazhe brenda. Jemi duke u ulur në tavolinë dhe procesi i punës do nisë së shumë shpejt”, tha Demiri, duke shtuar se ende nuk kanë vendosur se ku do ta shfaqin premierën.
Demiri tutje bëri të ditur se kanë ndërmend që “shfaqjen ‘Nata e Helverit’ ta çojnë në skaje më të largëta se në Shqipëri e Kosovë”.
“Do të dal një punë e shkëlqyer. Mezi po pres”, theksoi aktorja./21Media