Arkat fiskale po bëhen dixhitale

Ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se sot është bërë lansimi i sistemit të ri të arkave fiskale duke u bërë ndryshimi nga arkat hardwerike në ato softwerike ose dixhitale.
“Sistemi i ri që kemi ndërtuar mundëson komunikimin me ofruesit e softëerit përmes API, që nënkupton hapjen e tregut, pra më shumë konkurrencë dhe rrjedhimisht edhe kosto shumë më të lirë të operimit.
Pra, mjafton një laptop/kompjuter, dhe një printer termik, që një biznes të mund të lëshojë kuponë fiskalë, pa pasur nevojë të blihen arka fiskale të shtrenjta. “, njoftoi Murati.
Ai po ashtu bëri të ditur se sistemi i ri mundëson komunikimin edhe me aplikacion që skanon QR kodin e secilit kupon fiskal, duke hapur rrugë për skema të ndryshme nxitëse që shpërblejnë qytetarët të cilët marrin kuponin fiskal.
“Në vijim, do të bëjmë edhe plotësimin e udhëzimit administrativ, për të mundësuar fillimin e pilotimit me sistemin e ri.
Do t’ju mbajmë të njoftuar për çdo zhvillim tjetër në këtë fushë. Stay tuned! Qeveria dixhitale!”, përfundoi Murati./21Media