Arkeologu zviceran prezanton guidën arkeologjike të Shqipërisë

Arkeologu zviceran, njohës i mirë i Shqipërisë, Christian Zindel prezanton në Zyrih të Zvicrës një guidë të re arkeologjike për Shqipërinë

Një guidë e re arkeologjike për Shqipërinë – “Making-of”, quhet projekti i cili ende nuk është shtypur si libër, botues dhe bashkautor i të cilit është Christian Zindel.

Në ceremoninë e organizuar nga shoqata “Shqipëri-Zvicër” të enjten në mbrëmje, arkeologu i njohur do të tregojë për konceptet, qëndrimet dhe debatet mes autorëve, që i kanë paraprirë shkrimit të projektit.

Autorët, të cilët janë ekspertë të shquar dhe njohës të Shqipërisë me këtë rast ndjekin shtigje të reja. Ata prezantojnë, në mënyrë objektive e ideologjike një vështrim të thelluar të vendeve e monumenteve më të rëndësishme dhe më pak të njohura të Shqipërisë, që nga Koha e Gurit e deri në vitin 1912.

Zindel do të paraqesë pamje interesante që nga pikturat në shkëmbinj nga parahistoria, deri te fotografitë nga Fototeka Marubi në shekullin 19.

Back to top button