Armëpushimi në Siri është mbajtur gjatë tërë ditës

U rrespektua armëpushimi

Armëpushimi në jugperëndim të Sirisë, i cili është arritur me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe Rusisë është mbajtur tërë ditën, bën të ditur Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Armëpushimi në jugperëndim të Sirisë ka hyrë në fuqi të dielën në mesditë me kohën lokale në Damask.

Siç dihet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia arritën marrëveshjen për armëpushim në jugperëndim të Sirisë, pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, i cili u zhvillua në margjina të samitit të grupit G20 në Hamburg.

Back to top button