Arnold Schwarzenegger përfshihet në një aksident trafiku

1 min read

Arnold Schwarzenegger është përfshirë në një aksident me shumë automjete në Los Angeles, Kaliforni.

Sipas Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit, përplasja e katër automjeteve ndodhi pak pas orës 16:30 (me orën lokale) në bulevardin Sunset.

Policia tha se një person është dërguar në spital, pas aksidentit pasdite të së premtes, ndërsa aktoi ka shpëtuar pa asnjë lëndim.

“As alkooli dhe as droga nuk dyshohen si faktor në këtë dhe të gjitha palët kanë mbetur në vendngjarje”, shtoi një zëdhënës i policisë.

Ylli i filmit dhe ish-guvernatori u fotografua në skenën e incidentit, në fotot e shpërndara nga media amerikane TMZ, transmeton rtv21.tv.

Në imazhet, Schwarzenegger shihet duke folur me njerëzit pranë aksidentit, me një SUV të zi të montuar në majë të një makine tjetër./21Media