Arratiset një i paraburgosur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

Një person i paraburgosur është arratisur sot rreth orës 10:45 nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.
Lajmin për portalin rtv21.tv e kanë konfirmuar zyrtarë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).
“I njëjti është pranuar në paraburgim -IPFK më 03.09.2021, dhe akuzohet për vepren penale lendim i lehët trupor”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Aktualisht, SHKK-ja është duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja e I.Sh, ndërsa për rastin janë informuar edhe Policia e Kosovës./21Media

Back to top button