Arrestimet në Bujanoc, reagon Ragmi Mustafi

Pas arrestimit të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, policia serbe ka arrestuar edhe aktorin dhe drejtorin e OJQ “Colosseum”, Gani Veseli.

Lidhur me këtë ka reaguar Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, i cili thotë se këtu ka faj edhe Shqiprim Arifi.

”Drejtori ekzekutiv OJQ “Colosseum”, aktori Gani Veseli po mbahet në stacionin policorë në Bujanoc, pasi që paraprakisht ishte ndaluar drejtori i shtëpisë se Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili. Ky i fundit pasi ka lejuar të mbahet premiera e dy filmave nga “Colosseum“, projekte të cilat e kemi mbeshtetur në Këshillin Kombëtar Shqiptar përmes financimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si duket dikujt po i pengon emetimi dhe suksesi i ketyre filmave. Fillimisht, Shqiprim Arifit që kishte urdhëruar përmes drejtorit Kujtim Sadriu mos lejimin që kjo premier të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë. Tani me trillimet e “N. N. LICA” për të shkaktuar frikë e intimidim përmes policisë. A ju duket e dyshimtë që për të njëjtat filma Shqiprimi e policia po kane kundershtime? P. S. avokati iu shkoj për lesh Çipilim në Gjilan iu zbardhen edhe këto pa merak”, ka shkruar Mustafa.

Back to top button