Arrestimet në Malishevë, Pula: Asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ndaluar për 48 orë15 kryesues në komunën e Malishevës nën dyshimin për falsifikim të rezultatit zgjedhor, ndërsa brenda afatit ligjor do të kërkohet edhe vendosja e masës së sigurisë, raporton KosovaPress.
Gjatë një konference për medie, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi deklaroi se për intervestim janë ftuar 18 kryekomisionerë dhe 50 komisionerë.
Ndërsa, sot u intervistuan vetëm 43 komisionerë ndaj të cilëve ende nuk është marr ndonjë vendim.
Ai njoftoi se procedura hetimore do të vazhdoj edhe për 10 të tjerët të cilët sot nuk i intervistuan.
“Në aksionin e sotëm nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë janë intervistuar 15 kryesues dhe 43 komisionerë. 15 kryesues aktualisht janë të ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të vendos në lidhjen me masën sigurisë. Po ashtu, për 43 komisionerë të tjerë jemi në vlerësim e sipër në lidhje me ndonjë masë eventuale pasi që në këtë rast kanë qenë të angazhuar dy prokurorë të departamentet për krime të rënda dhe deri tani kemi mbledhur të gjitha provat materiale dhe ato personale kryesore por që hetimi do të vazhdoj edhe më tutje edhe për kryesuesit dhe komisionerët tjerë të cilët sot për arsye të ndryshme ose kanë qenë jashtë vendit, ose nuk kemi arritur të sigurojmë prezencën n drejtorinë e lartë të Policisë për të njëjtit do të vazhdohet me procedurën sikurse kemi mbledh prova deri sot…Për të gjithë të lartcekurit është iniciuara rasti për veprën penale ‘falsifikimi i rezultatit të votimit’ në ndërkohë gjatë fazës tjetër të votimeve kurdo që sigurohen prova të tjera për çfarëdo vepre tjetër penale sigurisht që prokuroria do të veproj”, tha ai.
Sipas kryeprokurorit, Enis Gashi në komunën e Malishevës ka pasur 75 vendvotime dhe pas rinumërimit ka dalë se 9 mijë e 07 vota janë shtuar, ndërsa 7 mijë e 996 vota janë hequr.
Gashi tha se deri tani janë siguruara të gjitha provat që kanë qenë të qasshme përfshirë edhe video-incizimet që ndodheshin në vendnumërim.
“Në komunën e Malishevës kanë qenë gjithsej 75 vendvotime dhe nga këto vendvotime 9057 vota janë të shtuara dhe 7996 janë vota të hequra. Pra, gjithsej në total kemi 17 mijë e 53 vota”, deklaroi ai.
Duke potencuar se deri tani nuk është intervistuar ndonjë kandidat për deputet, Gashi nuk e përjashtoi mundësinë që edhe kandidatët që iu shtuan votat të jenë pjesë e hetimit.
“Varësisht nga rezultati i hetimit dhe provat që i sigurojmë deri në një fazë të caktuar dhe prokurorit që shqyrton rastin kuptohet se sipas nevojës mund të ftohet për tu deklaruar…deri më tani jo për shkak se jemi në fazën fillestare”, deklaroi ai.
Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve, Laura Pula deklaroi se askush nuk është mbi ligji pavarësisht pozitës dhe institucionit.
Ajo shtoi se integriteti i procesit zgjedhor është i panegociueshëm.
“kemi monitoruar parregullsi të cilat na u shfaqen pas përfundimit të zgjedhjeve të raportuara në shkallë pothuajse të njëjtë në gjithë territorin e Kosovës diku më pak e diku më shumë…si rezultat I veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore janë kryer arrestime duke përfshirë individë që shërbejnë si komisionerë të cilët dyshohet se kanë manipuluar votat. Këto veprime nuk janë simbolike janë të bazuara në prova, janë të nxitura nga ligji dhe të ekzekutuara në përputhje të plotë me të gjitha procedurat ligjore. Le të jemi të qartë asnjë individ pavarësisht pozitës apo institucionit nuk qëndron mbi ligjin dhe integriteti I procesit zgjedhor është i panegociueshëm për të tërë…. “, tha ajo.
Prokurorja, Pula duke e konsideruar procesin zgjedhor të 28 dhjetor 2025 si më të kompromituar ajo deklaroi se dënimi maksimal për veprën penale “falsifikim i dokumentit zgjedhor” është deri 5 vite burgim.
Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve theksoi se edhe kandidatët për deputetët që u janë shtuar votat do të jenë objekt i hetimit.
“Padyshim që do ta kërkojmë dënimin maksimal, nuk është në dorën ta shpallin dhe ta gjykojmë në dorën tonë është ta përpilojmë aktakuzën si duhet me elementin e dashjes për të cilin konsideroj se në këto lëndë ka pas dashje dhe me pakënaqësitë e vendimeve gjyqësore të apelojmë me ankesa.. Kandidatët që iu kanë shtuar votat do të jenë objekt i hetimeve pavarësisht cilësisë çfare do ta trajtojmë varësisht nga intervistat që na vijnë nga deklarimet e komisionerëve dhe kryesuesit të komisionerëve ngase duhet të sigurojmë prova se vërtet ka qenë i shtyrë nga një deputet në çfarë mënyre t’ia shtoj dhe mënyrën pse iu kanë shtuar..është procesi më i kompromituar deri tani dhe si koordinatore nacionale e zgjedhjeve unë e kam përmbyllur ” , u shpreh Pula.
Nënkoloneli policor, Bekim Avdija tha se në këtë rast janë të implikuar 68 persona, dhe se do të angazhohen në zbardhjen e të gjitha shkeljeve të mundshme ashtu siç e parasheh ligji.
“Kemi parë që janë të implikuar 68 persona kryesues dhe komisionerë nga të cilët sot janë ftuar dhe intervistuar.. ne do të vazhdojmë në bashkëpunim me prokurorinë që deri në elementet e fundit të shkeljeve të mundshme që janë t’i zbardhim dhe t’i procedojmë sipas ligjeve të aplikuara të Kosovës”, deklaroi Avdija.
Mbi dyshimin për dallavere me vota javën e kaluar, në Prizren u ndaluan 109 persona, ndërsa 23 prej tyre u dërguan në paraburgim.