Arrestimi i disa personave për rrahje, serbët protestojnë në veri

Sot në veri protestoi një grup i serbëve. Fillimisht protestuan te stacioni policor pastaj ishin nisur drejt sheshit “Car Llazar”. Kjo protestë erdhi pas arrestimit të disa personave për rrahje, ku një grup prej katër personash para disa dite dyshohet se kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut.

Pas këtij rasti, Policia në raportin 24 orësh kishte njoftuar se ka arrestuar një person si dhe ka shoqëruar tre të tjerë.

“Mitrovicë Veri / 06.03.2025 – 21:00. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes dy viktima meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), si dhe janë shoqëruar tre meshkuj kosovarë (të mitur)”, thuhej në raport.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për veri, Veton Elshani. Ai tregoi se kjo protestë tani më ka përfunduar./21Media

Back to top button