Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut, Korenica: S’ka pasur aktakuzë të ngritur ndaj tij Nagip Krasniqit

(Lajm i përditësuar)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica referuar arrestimit të kryeshefit të KEK-u, Nagip Krasinqi në emisonin “Clcik”   tha se nuk ka pasur aktakuzë ndaj tij.

Ndërkohë replikoi analistja Alma Lama duke thënë se nuk është e mundur që nuk është ngritur aktakuzë pasi që sipas saj një gjë e tillë është shkelje, kurse Korenica sërish mohoi se ka pasur kallëzim penal.

“Është fakt kjo, kemi pasur raste tjera që nuk janë mbajtur në burg, kemi rastin e 53 milionëshit nuk është mbajt në burg”, tha ai.

Visar Korenica: Do të jemi të kujdesshëm që mos të lejojmë një ‘bosnjizim’ të dytë në Kosovë

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica u zotua se subjekti politik pjesë e të cilit është ai nuk do ta lejojë bosnjizimin e dytë në  Kosovë.

“Të gjithë jemi këtu që në asnjë formë nuk do të duhej të lejohej të ndodhte në Koosvë, dhe unë konsideroj që deri tash në dialog kemi qenë konstruktiv, parimor  ashtu qysh kemi thënë se njëra prej çështjeve sa i përket të pagjeturve po diskutohet si temë kryesore në këtë dialog, ashtu do të rrjedhin edhe kërkesat tjera sa i përket obligimeve që I ka pala serbe ndaj shtetit të Kosovës.”, tha Korenica.

A do të krijohet Asociacioni në 5-6 muaj, Korenica: Nuk posedoj dokument

I pyetur se a A do të krijohet Asociacioni në 5-6 muaj, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica në emisonin “Click” në RTV 21 tha se nuk din një gjë të tillë pasi që nuk është pjesë e ekipit negociator.

“ Nuk posedoj dokument të qartë se si do të shkoj ky vet-menaxhim i komunave, sepse nuk besoj që as analistat ta kenë”, tha ai.

Ai shtoi se Asociacioni ende nuk është draftuar.

 

Visar Korenica thotë se zgjedhjet në veri ishin legjitime, kundërshtohet nga Lulzim Peci e Alma Lama

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica në emisionin “Click”  vlerësoi se zgjedhjet në very ishin legjtime, por u kundërshtua nga analistët Lulëizim Peci dhe Alma Lama.

Sipas tyre zgjedhjet në veri ishin legale por jo legjitime.

“Qind për qind janë legale por nuk prodhojnë insitucione”, tha Peci.

Dëgjo legjitimiteti lidhet me përfaqësimin” vijoi Lama.

Spahiu thotë se Alma Lama po flet si zëdhënëse e Vuçiqit, Lama i reagon ashpër: A je mire o Nexhmedin?

Një përpalsje e ashpër ka ndodhur mes analistëve Alma Lama dhe Nexhmedin Spahiu në emisonin “Click” në RTV 21.

Ky i fundit  tha Lamës se sa  përket  opinionit të saj për asmabletë komunale ajo ka folur kot, madje Spahiu e akuzoi Lamën se po flet sikur të ishte zëdhënëse e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Spahiu: Alma po flet sikur të ishte zëdhënëse e Vuçiqit. Si nuk do të ngrihet flamuri i Kosovës në veri të Kosovës. Çfarë do të thotë kjo që dëshironta dorëzojë sovranitetin nga kjo pjesë e Kosovës, po kështu nuk mund të flasë një patriot, kështu mund të flasë vetëm një tradhëtar i kombit.

Alma Lama: A je mirë o Nexhmedin?

Nexhmedin Spahiu: Jo jo a je mirë ti?

Alma Lama: A je mirë çka po flet?

Nexhmedin Spahiu: Ti zonjë si guxon të flasësh në këtë mënyrë që flamuri i Kosovës nuk do të ngrihet në veri të Kosovës?

Alma Lama:  Nuk thashë që nuk do të jetë, por thash nuk është shtrirë sovraniteti thash dhe nuk është ngrit në institucione , e ke dëgju mirë se çfarë thashë?

Nexhmedin Spahiu: Do të ngritet zonjë do të ngritet…

Alma Lama: A edhe unë shpresoj se do të ngritet, por po flasim për kohën e tashme dhe të shkuar…

Nexhmedin Spahiu: Duhet të kesh turp të flasësh në këtë mënyrë?

Alma Lama: Nexhmedin të lutem shumë, kursje , përmbaju se nuk mund të lejoj unë ty të flasësh kështu, nëse ke dëshirë ti më bë show këtu në emsion okej vazhdo, por këtë mënyrë nuk mund të lejoj të flasësh.

Korencia e quan fatkeqësi mospjesëmarrjen e komunitetit serb në zgjedhjet në veri

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica në emisonin “Clcik” në RTV21 vlerësoi se zgjedhjet në veri u orgianizuan në mënyrë të përgjegjëshme nga Qeveria e Kosovës.

“Iu mundësua gjithë qytetarëve në mënyrë të lirë të shprehin vullnetin e tyre  le të themi  demokratik për të vendosur mbi qeverisjen lokale dhe fatkeqësia është se nuk morën pjesë komunteti serb i banorëve që jetojnë atje në veri, por megjithatë ky është rezultati është njohur edhe nga KQZ dhe nga nderombëtarët.

Ai foli edhe për festimin e fitores nga ana e VV-së, përpos festës simbolike  është mirë që zgjedhjet u mbajten atje./21Media

Back to top button