Arrestimi i Popoviqit, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

E ashtuquajtura ‘zyre për Kosovën’’ ka konfirmuar arrestimin e Igor Popoviqit.
Në komunikatë e lëshuar bëhet e ditur edhe se Petar Petkoviq ka njoftuar BE-në, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Popoviqit.
Ndërsa më herët, burime të Express kanë thënë se Popoviq me deklaratën e tij ka nxitur urrejtje dhe përçarje.
‘‘Me deklarimet e tij, ai ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Kosovë. Pas deklarimit të rastit nga ana e Institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, tani ai është arrestu nga PK dhe do të dëbohet nga Kosova dhe do t’i ndalohet hyrja ne Kosovë’’, thuhet në komunikatë.
Igor Popoviq është arrestuar pas një fjalimi të mbajtur në Rahovec ku ka përdorur gjuhë të ashpër anti UÇK.