Arrestohen 10 persona në Prishtinë

Policia e Kosovës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë, pas hetimeve rreth dy mujore të rastit të koduar me emrin “Përsëritësi”, dje më datë rreth orës 17:15 në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, kanë realizuar një plan taktik policor gjatë të cilit në flagrancë janë ndaluar dhe arrestuar dhjetë persona të dyshuar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme.
Gjatë operacionit policor është bastisur një shtëpi banimi në Prishtinë dhe janë kontrolluar pesë automjete, me që rast në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
– (96.6) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
– (44.4) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
– (1) armë zjarri
– (2) karikator
– (17) fishek
– (358.8) para kesh (euro) të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikëve.
– (4) telefona celular
– (1) peshore digjitale
Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar, katër nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregull./21Media

Back to top button