Arrestohen 12 persona lidhur me sulmet në Londër

Pas sulmeve terroriste në Londër

Policia britanike ka arrestuar 12 persona, pasi që ka bastisur një ndërtesë në lindje të Londrës në të cilën ka banuar njëri nga kryerësit e sulmeve të mbrëmshme, raporton BBC.

Forcat policore thanë se po vazhdojnë të kërkojnë edhe adresa të tjera.

Të shtunën në mbrëmje, një furgon i bardhë goditi këmbësorët në London Bridge, pastaj tre burra dolën dhe therën njerëzit në një lokal pranë Borough Market, ku vranë shtatë persona dhe plagosen rreth 50 të tjerë./21Media

Back to top button