Arrestohen 14 persona në Gjakovë, organizonin lojëra fati
14 persona në Gjakovë janë arrestuar nën dyshimin se kanë zhvilluar lojëra fati në një lokal. Policia njofton se 13 nga të dyshuarit janë liruar pas intervistimit.
Ndërkaq, njëri prej tyre, që ishte pronar i lokalit, është dërguar në mbajtje.
Policia ka arritur të arrestojë edhe bashkëpronarin e lokalit, për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Ky i fundit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje./21Media