Arrestohen 14 të dyshuar për dezinformim lidhur me tërmetin

Policia turke ka arrestuar 14 persona të dyshuar për shpërndarje të dezinformatave në lidhje me tërmetin vdekjeprurës të javës së kaluar në këtë vend.
Në një deklaratë të hënën, policia turke ka thënë se 475 menaxherë të llogarive janë identifikuar si të angazhuar për “shpërndarjen e përmbajtjeve provokuese” në platformat e rrjeteve sociale, në lidhje me tërmetin “me qëllim të përhapjes së frikës dhe panikut te qytetarët”, raportoi CNN-i.

“Të dhënat e tyre u janë kaluar njësive përkatëse dhe në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Kryeprokuroria Publike janë ndaluar 56 persona, 14 prej të cilëve janë arrestuar”, thuhet në njoftim.
Back to top button