Arrestohen 4 persona të dyshuar për grabitje

Katër persona të dyshuar për grabitje në Pejë janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Policia ka njoftuar se dy nga të arrestuarit janë të mitur.
Grabitja kishte ndodhur më 1 mars në rrugën “ Beteja e loxhës” në Pejë. Të arrestuarit dyshohet se kanë kanë hyrë ne zyrën e një lokali dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë i kanë grabitur viktimës rreth tremijë euro.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa ndaj dy personave të mitur është caktuar masa e ndalimit prej 24- orësh./21Media

Back to top button