Arrestohen 5 persona që u rrahen me shufra metalike

Policia ka arrestuar pesë persona që dyshohet se u përfshinë në një rrahje në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.
Fillimisht policia kishte pranuar një raportim rreth orës 03:30 për rrahje mes disa personave dhe më pas kishte dalë në vendin e ngjarjes.
“Njësitë policore kane dal në vendngjarje dhe kanë takuar pesë (5) persona të dyshuar të involvuar në rrahje, dhe si prove materiale janë konfiskuar dy shufra metalike te cilat dyshohet që janë përdorur në rast”, ka njoftuar Policia e Ksoovës.
Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë Jugu dhe kanë marr tretmanin mjekësor, ku pas marrjes se tretmanit mjekësor te pesë personat e dyshuar janë shoqëruar në Stacionin Policor Jugu.
Të dyshuarve me urdhër të prokurorit të rastit iu është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë, dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”./21Media

Back to top button