Arrestohen 6 persona, konfiskohen artikuj të dëmshëm ushqimorë

(Lajm i përditësuar)

Sektori i hetimeve nga Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, inspektorë të tregut dhe AUVK-së, sot në disa rajone të vendit kanë realizuar një operacion të gjerë ku janë kontrolluar pesë lokacione (dy në Graçanicë, një në Ferizaj një në Prishtinë dhe një në Prevallë).

Policia ka njoftuar se gjatë realizimit të operacionit policor, janë arrestuar gjatë të dyshuar: K.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1964), E.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1992), M.Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1968), H. Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1994) dhe E.I., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2001).

Gjatë kontrollit në lokacionet e lart-shënuara, janë gjetur sasi e konsideruar e artikujve ushqimorë me përmbajtje të dyshimtë, të cilat janë sekuestruara si prova materiale. Po ashtu në njërin nga lokacionet është gjetur e konfiskuar edhe një armë.

Ndaj të dyshuarave janë iniciuar rastet: ‘kontrabanda me mallra’, ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’, ‘mashtrimi i blerësve’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’

Me aktvendim nga prokurori, pesë nga gjashtë të arrestuarit, dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.


Konfiskohen rreth 400kg mjaltë në tri komuna
Dogana e Kosovës ka konfiskuar 400 kilogramë mjaltë pa dokumentacione.
Për RTV21 Dogana ka treguar se mjalta është konfiskuar në Prishtinë, Kamenicë, Prevallë.

Kontrabandimi i mallrave, Policia me operacion

Policia e Kosovës, Departamenti i Policisë Kufitare nën asistimin e njësiteve relevante policore, është duke e realizuar një operacion të gjerë policor i cili përfshinë disa lokacione në rajone të ndryshme, Prishtinë, Kamenicë, Prevallë.

Për RTV21 policia ka konfirmuar se operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave dhe veprave tjera kriminale.

Në këtë operacion po bashkëpunohet me institucionet tjera relevante, ku pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet./21Media

Back to top button