Arrestohen 6 persona të cilët ushtruan dhunë në familje

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë raportuar 5 raste të dhunës në familje. Ndërsa janë arrestuar 6 persona përfshirë edhe një person, i cili një ditë më parë, më datë 31.08.2020 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e cila nuk ka pranuar tretman mjekësor.Me vendim të prokurorit i  dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Prishtinë rreth orës 01:20 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje.

Në Klinë rreth orës 11:00, viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj saj. Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse në Prizren rreth orës 17:30 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e cila nuk ka pranuar tretman mjekësor.Me vendim të prokurorit, edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më pas në orën 18:00, në Polici është raportuar për një tjetër rast të dhunë në familje, në Komunën e Pejës. Policia arrestoi të dyshuarin mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit, dhe pasi i është bërë matja dhe ka rezultuar 1.45 promilë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Dy rastet tjera të dhunës në familje janë regjistruar në Gjakovë. Sipas Policisë, rastet të cilat kanë vetëm 30 minuta diferencë kohore, kanë ndodhur pas orës 22:00. Policia ka arrestuar të dy personat të cilët në raste të ndara, kanë sulmuar fizikisht viktimat femra kosovare, të cilat si pasojë e sulmit kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button