Arrestohen 7 persona të dyshuar për kontrabandimin e 11 sirianëve

Në një shtëpi banimi në fshatin Peqan të Suharekës, Policia ka gjetur 11 sirianë të cilët ishin kontabanduar nga shtatë persona të dyshuar.
Fillimisht Policia në Suharekë kishte marrë urdhër për kontrollimin e një shtëpi të dyshimtë në fshatin Peqan në lidhje më një rast vjedhje.
Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se, S.M, F.F, A.B, V.F, Xh.K, A.N dhe D.S dyshohen se janë përfshirë në kontrabandë me migrantë dhe të njëjtit u janë dorëzuar njësisë së hetimeve për intervistë.
Në lidhje më këtë rast policia ka kontaktuar prokurorin e shtetit, i cili urdhëroi që rasti t’i kalojë njësinë për migrim dhe të huaj në kuadër të policisë kufitare, ndërsa u ndaluan shtatë persona të dyshimtë për kontrabandim me migrantë.
“Gjatë realizimit dhe zbatimit të këtij urdhri hetuesit gjeten së në këtë shtëpi banimi ishin 11 persona më nënshtetësi siriane, të cilët kishin shfrytëzuar rrugët ilegale dhe ishin kontrabanduar nga disa persona të dyshimtë”, ka njoftuar Policia.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button