Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit në lokalin e tyre

Dy burra janë arrestuar të premten në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë nën dyshimin se kishin organizuar lojëra të fatit dhe bixhoz online në lokalin e tyre.

Policia ka bërë të ditur se si prova janë sekuestruar 1 mijë e 60 euro.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në lokalin e tyre kishin organizuar lojëra të fatit dhe bixhoz online. Si prova janë sekuestruar 1.060€ para të gatshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button