Arrestohen dy meshkuj, iu sekuestrohen lëndë narkotike

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy meshkuj kosovarë nga Obiliqi, pasi që iu janë gjetur dhe sekuestruar lëndë të ndryshme narkotike.
”Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 87.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 7.6 gram fara kanabisi, 1.9 gram tableta e llojit ekstazi, 12 bimë të kultivuara kanabis sativa, një peshore digjitale dhe një fishekë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button