Arrestohen dy persona, dyshohen për disa raste të vjedhjeve

Në dy lokacione të ndryshme nga njësitet policore të Fushë Kosovës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i një personi të dyshuar për dy vjedhje dhe një vjedhje të rëndë është realizuar mbrëmë.

Rastet janë raportuar gjatë javës së kaluar dhe kanë ndodhë në tri lokacione të ndryshme, ku janë vjedhur mjete pune dhe një motor i veturës ku vlera e  përgjithshme është mbi 3000 euro.

Personi i dyshuar F.V, mashkull 31 vjeç, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë sot rreth orës 02:30, nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, në fshatin Sllatinë, është ndaluar një furgon në të cilin janë gjetë pjesë të automjeteve pa dokumetacion.

Pas përfundimit të veprimeve fillestare të hetimin, është arrestuar ngasësi i furgonit.

Personi i dyshuar: – A. H, mashkull, 48 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia është në kërkim të dy personave të tjerë të dyshuar për rastin e njejtë./21Media

Back to top button