Arrestohen dy persona, iu sekuestrohet drogë
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Posedim i substancave të dyshuara narkotik”.
Arrestimi i dy të dyshuarve, është realizuar në fshatin Bruznik të Vushtrrisë, pasi njësitet policore kanë ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike ne sasi 6.1 gram, (3) mullinj për bluarje dhe një (1) thikë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Pas intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i substancave të dyshuara narkotik”.
Rasti është nën hetime./21Media