Arrestohen dy persona në Mitrovicë të dyshuar dhunë në familje

Dje gjatë ditës në Mitrovicë Policia e Kosovës k arrestuar dy persona të dyshuar për dhunë n֝ë familje.
“Arrestimi i dy të dyshuarve, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës të cilës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “dhunë në familje”.
Ndërsa, pas intervistimit, njërit nga të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button