Arrestohen dy persona pasi humbi jetën një punëtor në Suharekë

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka përfunduar tragjikisht në rrugën “Brigada-123” në Suharekë, ku një punëtor, shtetas i Kosovës, ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të para nga Policia, viktima dyshohet se është lënduar aksidentalisht gjatë kryerjes së punës. Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por ekipi mjekësor ka konstatuar se ai kishte arritur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit të rastit, dy persona të dyshuar janë arrestuar në lidhje me rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.
Hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit dhe përgjegjësitë eventuale ligjore.