Arrestohen dy persona pasi sulmuan dy persona në Graçanicë

Dy burra janë arrestuar në Graçanicë, të cilët dyshohen se pas një mosmarrëveshje të mëparshme kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, teksa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button