Arrestohen dy persona për drogë

Policia sot ka informuar se dy persona janë arrestuar në Gjilan për posedim të pa autorizuar të substancave narkotike
“Njësiti për Reagim të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale Gjilan përmes rrugëve operative ka pranuar informatë se dy të dyshuar Shqiptar, shtetas të Kosovës G.K. (1982) dhe V.K. (1995) gjenden në një kafeteri në qytetin e Gjilanit dhe dyshohet se kishin në posedim substanca narkotike. Gjatë kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur tri (3) qese najloni që dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit Kokainë dhe nëntë tableta mjekësore, ndërsa tek i dyshuari tjetër janë gjetur gjithashtu dy qese me substancë narkotik e llojit Kokainë.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Suipas Policisë, rastit i janë përgjigjur njësitet antidrogë që veprojnë në Gjilan dhe të njëjtit janë duke i hetuar rrethanat e rastit.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të cekur të caktohet masa e ndalimit për 48 orë./21Media

Back to top button