Arrestohen dy persona për prerjen e drunjve në parkun nacional të Kaçanikut

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik pasi që të njëjtit kishin prerë drunj në parkun nacional.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se nga të dyshuarit janë sekuestruar një veturë dhe dy motor-sharra.
“Kaçanik 09.09.2025-08:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, dyshohet që kishin prerë dru në parkun nacional. Nga të dyshuarit është sekuestruar një veturë dhe dy motor-sharra. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /21Media