Arrestohen dy persona për prostitucion

 
Policia ka bërë të ditur se dje në Çagllavicë janë arrestuar dy burra kosovar, pasi që të njëjtit e kanë kryer veprën penale ”Mundësim apo detyrim në prostitucion dhe bashkëkryerje”.

”Pas një pune hetimore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy telefona celular”,është bërë e ditur në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, rasti vazhdon ende të hetohet./21Media

Back to top button