Arrestohen dy persona për trafikim me njerëz

 
 
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nga Fushë Kosova për kryerjen e veprës penale ”trafikim me njerëz”.
Të dyshuarit, sipas Policisë, kanë shfrytëzuar femra të mitura me qëllim të shfrytëzimit seksual në këmbim të parave.
”Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz, ndërsa dy të miturat janë trajtuar sipas proceduarave standarde dhe të njëjtat janë nën mbrojtjen institucionale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit të dyshuarve u janë konfiskuar dy telefona dhe me vendim të Prokurorit të rastit njëri i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër dërgohet në qendrën e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button