Arrestohen dy persona për vjedhje
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, që të dy të moshës 27 vjeç, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në Shtime.
Arrestimi i të dyshuarve SH.S. dhe F.Z. është bërë mbrëmë rreth orës 23:40.
Pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërsa, Policia është në kërkim edhe të dyshuarit të tretë, i cili është në arrati./21Media