Arrestohen dy persona, u zunë duke shkëmbyer marihuanë
Dje janë arrestuar dy burra nga Prishtina pasi që të njëjtit janë zënë në flagrancë duke shkëmbyer substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.
Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar./21Media