Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë në Jarinjë këtë të premte.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton Elshani.

Siç bën të ditur Elshani, njëri nga të arrestuarit është dërguar në burg, derisa tjetëri po intervistohet nga Krimet e Rënda.

“Njëri nga të arrestuarit është dërguar për 12 ditë në burg, ndërsa tjetri po intervistohet nga Krimet e Rënda”, tha Elshani./21Media

Back to top button