Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen armë e municion  

Zyrtarë policorë nga Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka hartuar dhe ka zbatuar një plan operativ. Kështu, sot më 13.10.2022, në rajonin e Podujevës, ka arrestuar
Dy persona të dyshuar për trafikim me armë janë arrestuar sot në rajonin e Podujevës.
Gjatë operacionit policor, janë sekuestruar: tri armë (dy AK47, një revole), 219 fishekë kalibra të ndryshëm dhe pjesë për armë të kalibrave të ndryshëm, një maskë, dy telefona mobilë.
Pas intervistimit, siç ka informuar Policia, të dy të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
“Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti, nën dyshimin e përfshirjes në dy vepra penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Njësitet policore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në këto lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve. Në asistencë të realizimit të këtij plani operativ kanë marrë pjesë edhe Njësia Speciale Operative dhe K9 (Njësia me qen).”, u bë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button