Arrestohen dy të dyshuar për organizim të skemave piramidale në Gjakovë

Dy persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se vunë baste në rrjete sociale.

Referuar raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën dhe u iniciua si “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Gjakovë/29.04.2025-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë vënë baste në rrjete sociale. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar njëri i  dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. “, thuhet në raportin ditor të policisë. /21Media

Back to top button