Arrestohen dy të dyshuar për rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë

Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin e grabitjes së armatosur të argjendarisë në Suharekë, ku mbeti i plagosur një polic, tri ditë më parë.

Dyshimet fillestare, sipas prokurores së rastit, Ervehe Gashi, janë se të arrestuarit dyshohen për ndihmë në kryerjen e veprës penale të grabitjes.“Nuk e dimë a janë ata që e kanë kry veprën penale por dyshimet fillestare janë për ndihmë. Një është arrestu rreth orës 14, një rreth orës 15, nesër do të kërkojmë edhe caktimin e masës së paraburgimit” – tha prokurorja Gashi për Kallxo.com.

Nga grabitja ishin publikuar edhe pamje të disa personave të armatosur e me maska teksa po kryenin grabitjen në një local argjendarie në Suharekë./kallxo

Back to top button