Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen dy të dyshuar që inskenuan një rast rrëmbimi në Shtime

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të cilët dyshohet se kanë inskenuar një rast rrëmbimi në magjistralen Ferizaj – Shtime për të cilin janë informuar më 29 janar rreth orës 20:45.

Fillimisht, dyshohej se persona të panjohur kishin rrëmbyer një qytetar dhe e kishin dërguar në fshatin Jezerc të Ferizajt. Për këtë arsye, rasti ishte cilësuar si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”.

Por gjatë hetimeve, Policia ka zbuluar se H.L. 21 vjeç dhe E.S. 24 vjeç e kanë inskenuar rastin.

Pas intervistimit të të dyshuarve, rasti është rikualifikuar si “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button