Arrestohen dy të mitur, vodhën pako me kafe nga një dyqan

Policia e Kosovës njoftoi se dy të mitur kanë marrë 21 pako të kafesë në një dyqan në Prishtinë dhe kanë ikur ka paguar. Vlera e pakove sillet rreth 167 euro, derisa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, e tjetri është liruar.

Rasti është iniciuar si “vjedhje”.

“Është raportuar se dy persona të panjohur të mitur në një market i kanë marr 21 pako me princ kafe vlera e të cilave sillet rreth 167.70€ dhe kanë ikur pa bërë pagesën. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin policor.

Back to top button