Arrestohen dy zyrtarë, dyshohet se morën 25 mijë euro ryshfet në emër të Gjykatës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar një avokate dhe një përmbarues privat, pasi të njëjtët po dyshohen se kanë marrë 25 mijë euro ryshfet në emër të Gjykatës.

“Pas një pune disa mujore të Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës lidhur me hetimin e rastit të publikuar në media, ku dyshohet se kërkohen shuma prej 25 mijë euro në emër të anëtarëve të trupit të Gjykatës se Apelit lidhur më lëndën e të dëmtuarit B.S. Sot me datë 02.12.2024 si rezultat i punës hetimore janë ndaluar Sh.Sh dhe I.I”, thuhet në komunikatë.

Siç njofton Prokuroria, dy zyrtarët janë ndaluar për shkak të veprave penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 424, par.1 të KPRK-së dhe veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga nenin 414, par.1 të KPRK-së.

Këtë hetim e ka udhëhequr Shefi i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë në Prishtinë, Bashkim Zeqaj.

Para disa ditëve, Komisioni Disiplinor për përmbaruesit privatë në kudër të Ministrisë së Drejtësisë kishte marrë vendim, me të cilin ia ndalon për 7 muaj ushtrimin e profesionit përmbaruesit privat, Isak Islami, pasi ka gjetur shkelje në rastin kur kishte lëshuar urdhër përmbarimor, duke ia tërhequr palës Besim Sopi 25 mijë euro nga llogaria bankare.

 

Back to top button