Arrestohen edhe dy të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë arrestuar edhe dy persona për dhunimin e një 11-vjeçareje në Prishtinë.
Sveçla shkroi se “ka kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër”.
“Sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë. Koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal. Nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cënon jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Vendi ynë duhet dhe do të jetë vend i sigurtë për të gjithë, sidomos për vajzat dhe gratë, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër”, përfundon shkrimi i Sveçlës./21Media

Një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës se para dy ditëve është dhunuar nga pesë persona të panjohur në Prishtinë.
Lidhur me rastin, Gjykata Themelore në Prishtinë sot(29 gusht) gjatë ditës i caktoi nga një muaj paraburgim të dyshuarve E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë dhunuar një vajzë të mitur./21Media

Back to top button